42 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

10 qershor 2020 | 11:03

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se në 24 orët e fundit janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus.

Por, ajo që vihet re është fakti se është rritur edhe numri i të shtruarve në spital. Zyrtarisht njoftohet se në spitalin Infektiv janë 46 pacientë të shtruar, 8 prej tyre në terapi intensive.

“9 pacientë të dyshuar të shtruar në spital në 24 orët e fundit, po rritet numri i të shtruarve. Në total janë 46 të shtruar në spital. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive, 8 në terapi, 1 në gjendje të rëndë”, ka njofton Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Fauci, drejtor i Insitutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve…