Ministrat Kuçi dhe Selimi bisedojnë për rimëkëmbjen ekonomike

10 qershor 2020 | 13:34

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar të mërkurën me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me të cilin ka biseduar për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka bërë me dije se kanë biseduar për planin e rimëkëmbjes ekonomike, për të krijuar një bazë ligjore sa më shpejt që është e mundur, për të bërë implementimin e rimëkëmbjes ekonomike, që është pjesë e programit të qeverisës 2020-2023.

“Jemi bashkë me ministrinë e Drejtësisë, për të dhënë mesazhin që sundimi i ligjit, është bazë e zhvillimit ekonomik. Biseduam për koordinimin e dy ministrive për sundimin e ligjit. Edhe në programin tonë qeverisës 2020-2023, elementi bazë për zhvillimin ekonomik është sundimi i ligjit”, ka deklaruar Kuçi.

Në lidhje me planin ekonomik për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia Covid-19, Kuçi ka deklaruar se e kanë në dispozicion vendimin e Qeverisë Kurti, sa i përket masave emergjente dhe përkrahjes së bizneseve private.

Ai ka pohuar se ato vendime do të implementohen por siç tha ministri ka edhe problem ligjore.

Kuçi ka theksuar se implementimi është i pamundshëm në çoftë se nuk shkohet drejt rishikimit të buxhetit dhe kërkoi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendim për t’i implementuar vendimet e Qeverisë Kurti.

Kurse, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka theksuar se sundimi i ligjit është baza e rimëkëmbjes ekonomike dhe pohoi se Ministria e Drejtësisë me kapacitet që i ka do të jenë në dispozicion të plotë të implementimit të këtij plani.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rishikimi i buxhetit, masa mbështetëse për ekonomi nga sektori financiar,…