Ulen pagat në sektorin e ndërtimit

10 qershor 2020 | 16:21

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.5 për qind) në tremujorin e parë TM1 2020, krahasuar me TM4 2019. Rënie më të mëdha kishin: pagat  (-1.2 për qind); materialet (-0.6 për qind); dhe energjia (-0.4 për qind).

“Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të: transportit (3.6 për qind); kostot e tjera (0.8 për qind); dhe makineritë (0.5 për qind). Ndërkaq, krahasuar TM1 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM1 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.2 për qind). Rënia kryesisht u vërejt të kategoritë: pagat  (-1.4 për qind); dhe materialet (-0.8 për qind)”, thuhet në raportin e ASK-së, duke u shtuar se ngritje pati te: transporti (11.1 për qind); makineritë (1.8 për qind); kostot e tjera (1.1 për qind) dhe energjia (0.8 për qind). (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e…