Krasniqi premtoi ndihmë në tejkalimin e sfidave për bizneset private pas Covid-19

10 qershor 2020 | 16:40

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve, me të cilët ka diskutuar rreth planit të mbështetjes për bizneset nga pasojat e pandemisë Covid-19.
Veseli ka deklaruar se do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me bizneset, për t’iu ndihmuar në kapërcimin e kësaj krize.
“Krasniqi theksoi se prioritet i tij do të jetë mbështetja ndaj prodhuesve vendor në veçanti, duke iu mundësuar qasje sa më të lehtë në fonde, dhe njëkohësisht lehtësimi i të bërit biznes përmes veprimeve konkrete. Ministri vlerësoi se ndihma ndaj bizneseve është e domosdoshme, për shkak se sipas tij, ekonomia e Kosovës mbahet gjallë nga taksat dhe prodhimi i këtyre bizneseve”, thuhet në komunikatën e MTI-së.
Sipas kësaj komunikate, përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve theksuan nevojën e ndihmës së shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ata i prezantuan ministrit sfidat që kanë kaluar dhe vështirësitë që i ka shkaktuar në funksionimin e tyre pandemia Covid-19.
Ministri u shpreh i gatshëm që të krijojnë një kontakt të vazhdueshëm deri në normalizimin e situatës dhe rrjedhimisht stabilizimit të ekonomisë. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e…