KOK-u dhe UP-ja do t’i mbjellin 200 pemë

10 qershor 2020 | 16:52

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë pritur sot drejtuesit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), rektorin Marjan Dema dhe prorektoren, Myrvete Badivuku.

Presidenti Hasani, duke falënderuar rektorin Dema dhe prorektoren Badivuku për vizitën, theksoi se KOK-u prej vitesh ka bashkëpunim të frytshëm me UP-në dhe ky bashkëpunim u thellua edhe javën e kaluar, me rastin e shënimit të 5 qershorit – Ditës Botërore të Ambientit dhe Sportit, ku komunat e Kosovës mbollën nga një pemë në kampusin e UP-së.

“Të dyja palët u pajtuan që të mbillen edhe 200 pemë të tjera në këtë kampus, të cilat do të mbillen gjatë dy muajve të ardhshëm dhe që lidhen me 23 qershorin – Ditën Olimpike, me shtyrjen e Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, si dhe aktivitete tjera, të cilat shkaku i pandemisë Covid-19, nuk do të mbahen sipas planprogramit të paraparë”, thuhet në njoftimin e KOK-u.

Rektori Dema përgëzoi drejtuesit e KOK-ut për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, duke ofruar mbështetjen e plotë të UP-së, për çka ka thënë se edhe institucioni që drejtojnë mbështet kujdesin për një ambient të pastër. Të dyja palët në shenjë respekti për njëra-tjetrën shkëmbyen dhurata modeste.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi ka pritur…