Në pikë të ditës vidhet vetura në Prishtinë (Video)
10 qershor 2020
| 20:34
Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur sot në lagjjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Këtu rreth orës 15:05, afër shkollës fillore Asim Vokshi, është vjedhur një veturë.
Pronari i veturës e kishte ndalur veturën për të blerë bukë.
Në pamjet e videos shihet se si një person i panjohur ka hipur në veturë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion apo e kanë parë diku këtë veturë të lajmërojnë në këtë numër të telefonit:
044/278-128.
https://www.youtube.com/watch?v=TNgsd21BYRo&feature=emb_title