Përplasja për simbolet, Selimi i LV-së: S’duam paqe, çfarëdo që keni për ne nxirrni

11 qershor 2020 | 12:16

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të mos flasin të pavërteta në lidhje heqjen e simboleve shtetërore nga Qeveria Kurti.

Ai ka kërkuar nga deputetët që t’i prezantojnë faktet në lidhje me simbolet shtetërore.

Po ashtu, Selimi para deputetëve ka thënë se nëse kanë fakte që ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, është takuar me dikë në Serbi, atëherë duhet që t’i publikojnë ato.

“Kolegë jeni duke tepruar me të pavërteta. Ngritni situata, jo kështu ka qenë zyra, jo me kë është taku filani. Folni çfarë keni, nxirrni hapur faktet. Jeni duke dashur të thoni se ne jemi si ju, që takohemi me përfaqësues të Serbisë, folni çfarë keni. Jeni duke tepruar me shpifje. Nëse keni diçka me Haki Abazin thuani me kë është taku, ku është taku. Nëse keni falet për simbolet nxirrni fotot. Asnjë zyre s’ka qenë pa flamur, pavarësisht çka ne mendojmë”, ka thënë ai.

Selimi tha se nuk duan paqe me askënd dhe se PDK-ja është rreshtuar në anën e LDK-së.

“Prandaj ju lutem shumë edhe njëherë po ju kuptoj që s’keni tema tjera. Sa i përket paqes, askush nuk lypi paqe me ju. Askush nuk do as që të jetë as bashkë-opozitë me ju, e keni rreshtuar veten në anën e LDK-së”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me programin e…