Major League Soccer rifillon më 8 korrik

11 qershor 2020 | 12:11

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga koronavirusi me më shumë se 2 milionë raste dhe me rreth 115 mijë të vdekur deri tani, megjithatë edhe në SHBA futbolli do të rifillojë.

Zyrtarisht Major League Soccer do të nisë muajin e ardhshëm me ndeshjet e para të sezonit të ri që do të luhen pa tifozë. Në momentin e ndërprerjes në mars ishin luajtur vetëm 2 raundet e para.

Kampionati do të fillojë në datën 8 korrik dhe do të përfundojë aktivitetin në 11 gusht me një format të ri dhe të shkurtuar. Të gjitha takimet do të zhvillohen në kompleksin “Disney World” në Florida. Lajmi i madh u dha nga komisioneri i Major League Soccer, Don Garber.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për raportimet në mediet…