Shqipëria gati të pres turistët nga Kosova, kërkohet heqja e barrierave

11 qershor 2020 | 12:23

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve është takuar me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu dhe përfaqësues nga bizneset turistike të Lezhës. Në takimi ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhozi.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve të Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave.“Ne sot i mirëpresim vëllezërit tanë që të bashkëpunojmë më tutje rreth turizmit. Qëllimi kryesor do të jetë eliminimi i barrierave. Bashkësia e Lezësh ka bërë një promovim këtu në Odën Ekonomike të Kosovës”.
Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës, ka thënë se kjo temë është interes dy palësh, prandaj sipas tij, janë të gatshëm që të presin turistët nga Kosova. “Fakti që jemi këtu është për të folur për Lezhën, Shëngjinin. 70% e klientëve të Lezhës janë nga Kosova”, u shpreh Ndreu.
Ai foli edhe për cilësinë e turizmit, ku sipas tij, pandemia ka ndikuar në punë e bizneseve.“Pandemia na ka krijuar një ngadalësim të punës tonë, por ne po shpejtojmë bashkë me operatorët dhe hoteleritë”.Sipas tij, Lezha ofron një dinamikë të qasjesh sa i përket turizmit.“Sot Lezha është atraksioni numër një dhe ka tërheqë vëmendjen e shumë turistëve të huaj. Lezha është një histori që duhet eksploruar”.
Kurse, ambasador i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, me këtë rast ka thënë se edhe këtë vit do shikohet mundësia e punësimit të të rinjve nga Kosova në Shqipëri.
Sipas tij, investitorët e Kosovës janë prezent edhe në Shëngjin dhe punojnë pa asnjë dallim. “Shëngjini jo vetëm ofron detin, por edhe punësimin e të rinjve nga Kosova”./EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka…