![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/auto_Pamje_nga_seanca_plenare_e_Kuvendit_25_mars_2020_51585140079-850x567-1.jpg)
Deputetëve u kërkohet të mos e votojnë propozimin e Qeverisë për tejkalim të deficitit buxhetor
11 qershor 2020
| 13:17
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, u ka kërkuar deputetëve të mos votojnë propozim-vendimin e qeverisë për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit buxhetor, pasi sipas tij, nuk ka kaluar në komisionin që i mbikëqyrë financat e shtetit.
Murati në seancën plenare që po mbahet ende, ka thënë se 250 milionë eurot në rritjen e deficitit nuk janë të justifikueshme.
Ndërsa ministrja e Financave, Hykmete Barjami, në reagimin e saj karshi kryetarit Murati, ka thënë se një propozim-vendim i tillë ka qenë edhe tek qeveria Kurti.
Ajo ka thënë se nëse dëshirohet të implementohet pako emergjente, duhet lejuar të bëhet ky tejkalim dhe ndryshim i deficitit buxhetor.