Deputetja Haxhiu kërkon të falen të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë pandemisë

11 qershor 2020 | 13:21

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të falën të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë periudhës pandemike, si pasojë e shkeljes së masave të izolimit.

Ajo ka deklaruar se ato masa ishin kundërkushtetuese, prandaj, sipas saj, dënimet janë të paligjshme.

Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblimin e qytetarëve, mirëpo sipas saj, më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre dënimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Trepçës ’89 ndeshjen e radhës e zhvillon kundër…