Ambasada e ShBA-së dhuron donacion për personelin shëndetësor të Kosovës

11 qershor 2020 | 13:34

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor (maska kirurgjikale, FFP2 –maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër) nga Ambasada amerikane, përkatësisht nga programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA.

Donacioni është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane, udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në MSh, dr. Arsim Qavdarbasha.

Ministria e Shëndetësisë, ka theksuar se ky donacion është një përkrahje e drejtpërdrejt për këtë ministri dhe personalin shëndetësor në ballafaqim me Covid-19, raporton “Epoka e re”.

MSh-ja ka falënderuar autoritetet amerikane për këtë donacion dhe bashkëpunimin dhe mbështetje të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha ka thënë…