Kuvendi miraton propozimin e Qeverisë për tejkalim të deficitit buxhetor

11 qershor 2020 | 14:17

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përkrahur propozimin e Qeverisë për tejkalimin e deficitit buxhetor, i cili është propozuar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Kundër këtij propozimi kanë votuar deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të PDK-së, raporton “Epoka e re”.

Ministrja Bajrami, ka deklaruar se deri në fund të muajit maj të hyrat totale kanë qenë për rreth 128 milionë më pak se sa që ishin planifikuar në buxhetin e vitit 2020, duke shënuar kështu rënie vjetore prej 14.5 për qind.

Sipas saj, deri në fund të vitit, të hyrat e rregullta të nënperformojnë rreth 230 milionë euro në raport me të hyrat e buxhetit 2020.

Më tutje, ministrja e Financave gjatë seancës parlamentare ka thënë se për shpenzime buxhetore që lidhen direkt me Covid-19 përgjatë vitit 2020 pritet të jenë 180 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard…