Pas pak muajsh do të largohem përfundimisht nga jeta institucionale

11 qershor 2020 | 21:51

Hashim Thaçi, i ftuari i gazetarit Çim Peka në SYRI TV, ka deklaruar se do të dalë në pension.

Ai ka thënë se do të largohet nga politika.

“Pas pak muajsh do të largohem përfundimisht nga jeta institucionale. S’do të kandidoj as për president, e as s’do t’i kthehem rrugës që kam kaluar”, është shprehur Thaçi.

“Ndoshta dikush do të gëzohet, por unë ndjehem i përmbushur për të kaluar në një faze tjetër të jetës, me energjinë, kreativitetin dhe përvojën time”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ai ka fituar shtatë palë zgjedhje.

“Bota është e mundësive, mundësitë janë shumë të mëdha. Unë nuk e shoh këtë çështje me moshë. Unë jam në moshën më të mirë dhe çdo ditë ndjehem me energji të reja. Por mendoj se nuk duhet shikuar politika si biznes privat. Nuk e kam mbijetesë, e kam pasur mision. Ka ardhur që unë një ditë të zgjohem si një qytetar i zakonshëm”.

“Do të vazhdoj të jetoj në Kosovë, por privatisht do kem më shumë vizita në Tiranë se kam shumë miq”, ka deklaruar  Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing…