![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/32ADE338-02C5-4E2F-A554-B6E4B8BFE16E.jpeg)
Ministri Selimi i kërkon drejtorit të burgjeve zbatim të rekomandimeve të auditorit
11 qershor 2020
| 23:29
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi këtë javë ishte takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin.
Selimi ka kërkuar që në përpikmëri të zbatohen rekomandimet e auditorit kombëtar.
Tutje, ai shton se transparenca dhe llogaridhënia, si parime parësore të qeverisjes sonë, garantojnë ngritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në institucionet korrektuese.