Vjosa Osmani propozon që një ulëse në Kuvend t’u dedikohet fëmijëve që u vranë në luftë

12 qershor 2020 | 12:00

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në seancën solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, ka thënë se çdo herë do të jenë falënderues ndaj secilit që sakrifikoi për sjelljen e lirisë së vendit.

Osmani ka pohuar se shkaku i pandemisë Covid-19, sot në këtë seancë mungojnë miqtë e shumtë të Kosovës që ndihmuan për këtë ditë.

“Ndjehem e nderuar që mund t’ju drejtohem sot nga foltorja e tempullit të demokracisë dhe t’u përcjell urimet për ditën e çlirimit të Kosovës. Shkaku i rrethanave të krijuara nga pandemia na është pamundësuar që kjo seancë të mbahet pa miqtë tanë të shumtë që i janë gjetur vendit tonë në ditët më të vështira. Pjesëtarët e NATO-s nuk janë me ne në këtë sallë por festojnë me ne. Ata kanë bërë shumë që ne të jemi sot këtu të jetojmë të lirë dhe ta ndërtojmë gradualisht Kosovën që duam ne në një shtet ku sundon rendi e ligji, ku garantohet siguria humane dhe ku shteti mbi të gjitha është në shërbim të qytetarëve të vet”, ka thënë kryetarja Osmani.

Duke kujtuar ardhjen e Ditës së Çlirimit, Osmani ka thënë se pas 78 ditë bombardimeve shpresa ngadhënjeu, Kosova e pa dritën e lirisë, dhe qytetarët morën frymë.

“Prandaj ne u çliruam sepse edhe e fituam lirinë e brendshme dhe këmbëngulëm në vlerat humanë kur fqinjët tanë i shkelen atë. Do t’i propozojë Kuvendit që njërën nga ulëset në qendër të sallës ta mbajmë të rezervuar si dedikim të fëmijëve të pafajshëm të këtij vendi të cilëve iu këput ëndrra për jetë”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Kuvendit ka thënë se sot duhet unitet për paqe të qëndrueshme dhe mbrojtje të sovranitetit e territorit në Kosovë.

“Ne e njohim shumë mirë peshën e lirisë sepse e kemi përjetuar me shekuj të tërë mungesën e saj. Pavarësia e Kosovës e ka vulosur fatin e popujve në Ballkan. Historinë e kemi në krah. Kosova e ka numrin të madh të fëmijëve e grave të vrara. Në këtë ditë të lirisë, kemi një mesazh, siç ishim unik dikur si një akt sublim, sot të jemi unik në idenë për paqe të qëndrueshme duke mbrojtur sovranitetin e territorit tonë në çdo pëllëmbë”, ka deklaruar Osmani.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Ilir Meta, ka thënë se…