Senatori Bob Dole: Jam i lumtur që isha pjesë e çlirimit të Kosovës

12 qershor 2020 | 12:15

Njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës, senatori Bob Dole, ka uruar Kosovën me rastin e 21-vjetorit të çlirimit.

Përmes një video-mesazhi, Dole ka thënë se është i lumtur që ishte pjesë e procesit të çlirimit të Kosovës.

“Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Jam i lumtur që isha pjesë e këtij procesi. U mundova të bëja gjithçka që është e mundur për këtë ditë, por ishte populli i shtetit tuaj të mrekullueshëm që e bëri këtë të mundur. Unë jam këtu për çfarëdo ndihme që mund t’u ofrojë dhe nëse mund të ofrojë asistencë ju vetëm më telefononi. Ju falënderoj shumë, faleminderit për gjithçka që keni arritur. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, ka thënë senatori Dole.

Senatori Dole ishte ndër të parët i cili ishte përpjekur me vendosmëri për të përcaktuar vija të kuqe të ndalimit të gjenocidit serb ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka thënë se shoku i…