Shala: Mirënjohje UÇK-së, ShBA-së dhe NATO-s

12 qershor 2020 | 13:29

Për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të vendit, deputeti Endrit Shala bashkë me deputeten Arbëreshë Krasniqi, në nder të kësaj dite historike, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës kanë mbjell lule, në shenjë kujtimi për 1.133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Në këtë ditë historike kujtojmë të gjithë dëshmorët e kombit që bënë të mundur çlirimin e vendit.
Mirënjohje Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shteteve mike të Kosovës, ShBA-së dhe NATO-s që i dolën krah Kosovës në momentet kruciale për vendin! Urime 21 vjetori i Çlirimit të Kosovës! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar, ndërsa KFOR-i mbetet një…