Interi kërkon dy yje të Premier Ligës

12 qershor 2020 | 15:19

Pas Young, Moses dhe Eriksen në janar, Interi sheh sërish nga Premier League për të riforcuar skuadrën. Sipas asaj që raporton “Daily Express” klubi zikaltër është shumë e interesuar për Hector Bellerin, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbrojtësi 25-vjeçar, ka edhe tri vite kontratë me Arsenalin, teksa vlera e tij në merkato shkon në 30 milionë euro.

Për futbollistin e “Topçinjve” interesim në Itali ka pasur edhe nga Juventus, por mbrojtësi ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Duke qëndruar në Londër, një nga synimet e Interit është edhe Oliver Giroud.

Sulmuesi francez vendosi që të rinovonte kontratën edhe me një vit kontratën me skuadrën e Chelsea-t, por kjo nuk ka bërë që Conte të bëjë ndonjë hap pas në kërkesën për ta transferuar edhe në verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për një ambient të pastër, të bukur dhe të gjelbëruar…