Vitia: I duam të vendosurit

12 qershor 2020 | 18:23

Në tubimin e LV-së për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik, ka folur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai i ka falënderuar të gjithë qytetarët për kujdesin që treguan gjatë pandemisë.

“Gjatë këtyre muajve, e kemi parë se sa është i rëndësishëm është vullnet i mirë i njerëzve të mirë. Betejën me pandeminë, do ta kishim të pamundur pa mjekët infermierët, të cilët kanë rrezikuar veten për të na shërbyer neve”, ka thënë ai.

Vitia ka deklaruar se LV-ja i do të vendosurit.

“I duam të vendosurit. Të vendosurit e vullnetit, ata që vullnetshëm të parët shtrijnë dorën. I duam vullnetarët, sepse ata nuk i duan falënderimet, ata motor të lëvizjes kanë ndihmën që japin”, ka thënë Vitia.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, kur ish-objekti i Burgut të Prishtinës është shpallur muze…