Ministria e Arsimit merr vendim që të ndërpritet mësimi plotësues për klasat e nënta

12 qershor 2020 | 19:50

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta, si masë parandaluese dhe mbrojtëse për shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve, stafit të angazhuar dhe familjeve të tyre.

Këtë vendim, Likaj e ka marrë për shkak të situatës së krijuar gjatë kësaj jave dhe duke u bazuar në informatat e pranuara nga tereni, ku është konstatuar se nuk po respektohen disa nga masat e rekomanduara nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, e në veçanti distanca fizike, mbajtja e maskave, mbajtja e higjienës personale, matja e temperaturës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) deri më sot ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për parandalimin e COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve të përfshirë në procesin e mësimit plotësues dy javor dhe përgatitjeve për Testin e Arritshmërisë”, thuhet në vendim, me të cilin janë obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) që ta zbatojnë deri në një vendim tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të…