48 raste të reja në 24 orët e fundit me Covid-19 në Shqipëri

13 qershor 2020 | 09:51

Në 24 orët e fundit nga 270 testime janë konfirmuar 48 të prekur me Covid-19 në Shqipëri.

Prej tyre janë: 24 Tirana, 8 Kruja, 4 Durrës, 3 Fieri, 1 Elbasan, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, dhe 1 Gjirokastër.

24 orët e fundit shënojnë edhe një rekord për rastet më të larta që janë regjistruar me covid-19 deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë që ditët e fundit kanë pasur një rritje të rasteve, me 31 raste, 42 apo 44. (TCH)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Sot më 13 Qershor 2020, mbushen 21 vite…