Istogu pret rezultatet e 23 testimeve për Covid-19

13 qershor 2020 | 10:01

Komuna e Istogut është në pritje të rezultateve të 23 personave të cilët janë testuar për koronavirus.

Pas gati një muaj, pandemia e COVID-19 u rikthye në këtë komunë pasi para tri ditëve u konfirmua një rast pozitiv me infeksion, i cili është nga fshati Shushicë dhe është rasti i vetëm aktiv.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, i cili shtoi se kjo komunë po arrin ta menxhojë mirë situatën me COVID-19 pasi që nga fillimi i pandemisë e deri sot atje janë konfirmuar vetëm 7 raste pozitive, prej tyre 5 të shëruar edhe një rast aktiv.

Anipse në listat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike figurojnë 9 raste të prekura me koronavirus, një prej tyre i vdekur, Osmanaj i ka thënë Sinjalit se këto të dhëna janë të pasakta. Ai thotë se Istogu nuk ka shënuar asnjë viktimë, ndërsa një person që është konfirmuar pozitiv me COVID-19 nga Instituti, thotë se nuk ka qenë fare i infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i vdekjeve nga koronavirus në Brazil kapërceu Britaninë të…