Përzgjedhje e qëllimshme për dhëndrin e Arbrit!
Bardhyl Mahmuti
Duke lexuar veprën e Ismail Kadaresë “Ura me tri Harqe” hasa në një pjesë që m’u duk si aluzion për kontekstin tonë politik. Sidoqoftë, përzgjedhja ime është e qëllimshme.
“Qeveritari i një krahine kufitare të perandorisë i kërkonte kontit vajzën për birin e vet Abdullah. (Ç’emër i tmerrshëm!). Kërkesa, siç thanë të dërguarit, bëhej me dijeninë e sulltanit-perandor, pra s’ishte vështirë të kuptoje se ishte një krushqi politike. Kryezoti ynë, Stres Gjikondi, ishte treguar i ftohtë me fqinjët e rinj dhe tani ata përpiqeshin ta zbusnin.
Qysh prej kohëve që s’mbahen mend, krushqitë kanë qenë si një vaj qetësues, që hidhej mbi detin e armiqësive dhe përçarjeve të zotërve të Arbrit. Natyrisht ato diçka fashitnin, por kjo nuk vazhdonte gjatë. Gjendej rishtas një shkak për ftohje, mendjet punonin veç për keq, gjersa vinte dita e kumtit të urryer: “kemi do fjalë të mëdha”. Pas tyre dihej ç’vinte: përfytja”.
(Ismail Kadaresë “Ura me tri Harqe”, Kreu XV)