Interi e meritoi finalen më shumë se Napoli

14 qershor 2020 | 09:05

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka këmbëngulur se skuadra e tij e meritoi të kalonte në finalen e Kupës së Italisë më shumë sesa Napoli pas dy ndeshjeve.

Napoli e eliminoi Interin në gjysmëfinale për ta arritur finalen e 17 qershorit kundër Juventusit, falë triumfit 2:1 pas dy ndeshjeve.

Gjithçka nisi shumë mirë për zikaltrit, me Christian Eriksenin që shënoi drejtpërdrejt nga korneri pas tre minuta lojë, por Dries Mertnes shënoi për 1:1 për Napolin pas një kundërsulmi klasik.

Ndeshja mbaroi pa fitues 1:1 në San Paolo, por Napoli kaloi në finale falë fitores 1:0 nga ndeshja e parë në San Siro.

“Besoj se ne e merituam finalen pas dy ndeshjeve. Nuk kam përse të zhgënjehem me djelmoshat e mi pas kësaj mbrëmje, sepse ky është futbolli agresiv që unë dua ta shoh, duke tentuar ta dominojmë lojën”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

“Ne krijuam shumë raste dhe mbase kemi mundur të ishim më vrastarë para portës, por David Ospina i bëri disa pritje të mahnitshme dhe ai ishte vendimtar në këtë takim”, ka shtuar Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme,…