Nagelsmann: Werneri do të largohet në verë

14 qershor 2020 | 11:17

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, e ka pranuar se Timo Werner do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Leipzigu fitoi 2-0 ndaj Hoffenheimit duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Sulmuesi Timo Werner nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi nuk dhuroi shumë në fushën e lojës.

Werner duket se e ka mendjen te afati kalimtar i verës, pasi Chelsea e do në Londër. Ai ka rënë parimisht dakord dhe do të largohet në fund të sezonit.

Një lajm të tillë e konfirmon dhe trajneri Julian Nagelsmann.Tekniku i skuadrës tha se nuk e pret që Werner të jetë në ekip sezonin e ardhshëm. “Nuk pres që Timo të jetë sezonin e ardhshëm me ne”, ka thënë ai për DAZN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportit të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare sot…