Haradinaj uron ShBA-në për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë

14 qershor 2020 | 13:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me rastin e 245-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

Ai ka thënë se shembulli i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë  amerikane ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për Kosovën dhe ushtrinë e saj, raporton “Epoka e re”.

“Në ketë ditë historike për Shtetet e Bashkuara dhe ushtrinë e saj, përzemërsisht uroj popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane. Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Përjetë mirënjohës shërbimit të burrave dhe grave të ushtrisë amerikane, që ndihmuan dhe mbështetën Kosovën dhe popullin e saj në momentet historike dhe më vendimtare, nëpër të cilat kaluam së bashku. Urime ditëlindja! #245 U.S.ARMY”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1841272082663864/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami  Lavdia u takon atyre që flijohen për vizione…