IHMK-ja: Mot i paqëndrueshëm gjatë javës që vjen

14 qershor 2020 | 17:04

Java e tretë e qershorit do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Kështu ka bërë me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Ky institut ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të ketë mot me diell, shi, erë dhe vranësira, raporton “Epoka e re”.

“Edhe java e tretë e muajit qershor do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Kjo situatë e paqëndrueshme vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe prezencës së vranësirave të paqëndrueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 14 Qershorit, ditës së çlirimit të Gjakovës,…