Hoti pas takimit me Thaçin: Dialogun e udhëheq Qeveria

15 qershor 2020 | 10:46

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se dialogun do ta udhëheq qeveria.

“Kjo çështje as që diskutohet, është e përcaktuar me Kushtetutë dhe në aktygjykimin e fundit të Gjykatës Kushtues”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të kenë koordinim të plotë lidhur me procesin e dialogut.

“Platformën që e kemi për dialog, e kemi bërë publike në një tryezë të organizuar nga ASHAK. Atë qëndrim sot e prezantova edhe para presidentit dhe kërkova që plotësisht të koordinohemi në këtë proces të rëndësishëm”, është shprehur kryeministri Hoti.

Hoti vlerëson që kjo çështje është me rëndësi jo vetëm pë Qeverinë, por për të gjitha partive politike dhe qytetarët e Kosovës.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, të hënën…