Serena Williams mund të mos paraqitet në US Open

15 qershor 2020 | 13:13

Pas Rafael Nadal, Nick Kyrgios e Novak Djokoviq, që janë shprehur të pasigurt për pjesëmarrjen në US Open (nis më 31 gusht) edhe Serena Williams mund të mos marrë pjesë në grand slam-in amerikan.

Idhulli amerikan i tenisit po mendon të mos luajë në turneun e shtëpisë për shkak të koronavirus.

Rregullat e rrepta të sigurisë që kanë vendosur organizatorët e turneut nju-jorkez mund ta shtyjnë “panterën e zezë” të marrë këtë vendim. Tenistët nuk pranojnë sidomos rregullin që duhet të kenë pranë vetëm një person të stafit me vete, çka do të thotë që Serena duhet të qëndrojë të paktën 20 ditë larg vajzës së saj (3 vjeçe).

“Mendoj se Serena dëshiron të luajë në US Open, por me këto rregulla nuk e di se si mund të luajë. Përveç stafit të saj ajo mendon edhe për vajzën, pasi nuk mund të qëndrojë kaq gjatë larg saj. Gjithsesi, ditët në vijim do të marrim një vendim, duke parë se organizatorët e US Open nuk tërhiqen nga ideja e tyre”, ka thënë Patrick Mouratoglou, trajneri i Serena Williams. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë…