Zemaj thotë se vendimi për lejimin e dasmave do të bëhet sipas rekomandimeve të IKShPK-së

15 qershor 2020 | 16:41

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e këngëtarëve dhe të bizneseve që merren me organizimin e dasmave, të cilët kanë protestuar të hënën, duke kërkuar që t’u lejohet veprimtaria edhe në kohë pandemie.

Zemaj ka thënë se vendimi për lejimin e dasmave do të bëhet sipas rekomandimeve të IKShPK-së.

“Sot deklarova se nëse do të respektohet ‘Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19’ sërish ditëve në vijim do t’i takoj përfaqësuesit e sallave të dasmave për të diskutuar kërkesat e tyre dhe së bashku të ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm, gjithnjë sipas rekomandimeve të IKShPK”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Zemaj:

Sot deklarova se nëse do të respektohet “Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19” sërish ditëve në vijim do t’i takoj përfaqësuesit e sallave të dasmave për të diskutuar kërkesat e tyre dhe së bashku të ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm, gjithnjë sipas rekomandimeve të IKShPK.

Në zyrën time e prita grupin e protestuesve që kishin dalë të protestonin në sheshin “Nënë Tereza” përballë Qeverisë së Kosovës, ku i takova e pastaj i ftova për vizitë në zyrën time.

Këtë grup të protestuesve e përbënin këngëtarët, Afrim Muçiqi e Labinot Tahiri-Labi, përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, gastronomisë, dekoreve dhe të bizneseve që lidhen me organizimin e dasmave.

Deklarova se jam kundër çdo zgjidhje selektive për bizneset dhe se s’do të këtë rikthim të gjendjes së mëparshme. Sikurse jam i gatshëm që 24 orë në ditë të mbajë derën e hapur për përfaqësuesit e bizneseve të sallave të dasmave, që këta të shohin angazhimet maksimale që po bën ministria në luftën kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka pritur të hënë në…