![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/A1BB3B9C-1616-49A7-A7A1-885AAF556829.jpeg)
Thaçi mirëpret ftesën e Grenellit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur ftesën e Richard Grenell, për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi me datën 27 qershor.
Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës.
“Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Serbia janë pajtuar që të pezullojnë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe për të kërkuar anëtarësime ndërkombëtare.