![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/nba-1.jpg)
Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në NBA
16 qershor 2020
| 14:26
Rinisja e NBA-së nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Lajmet e orëve të fundit nga qyteti që ndodhet në Florida nuk janë aspak të mira.
Në “Orange County”, aty ku do të luhen ndeshjet e NBA-së, janë regjistruar 167 raste me “Covid-19” gjatë 24 orëve të fundit.
Në total, në këtë zonë janë konfirmuar gjatë kësaj jave 186 raste me koronavirus, ndërkohë që janë e kaluar ishin regjistruar vetëm 54 raste. Kjo ka krijuar jo pak panik te drejtuesit e NBA-së dhe skuadrat, që në mesin e korrikut do të shkojnë në Orlando, për të vijuar fazën përgatitore. NBA ka vendosur të kryejë teste çdo dy ditë, por frika sërish është e madhe tek klubet dhe lojtarët.