Besa në bisedime me Sokolin
16 qershor 2020
| 15:48
Besa e Pejës e ka siguruar rikthimin në Superligë, pasi ishte e para në renditjen tabelore kur Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim për përfundimin e Ligës së Parë.
Skuadra pejane po mendon të paraqitet sa me seriozisht në elitë dhe për këtë ka kontaktuar disa trajnerë, por synim kryesor është Bylbyl Sokoli. Ky i fundit vazhdon të jetë trajner i lirë, derisa në të kaluarën me sukses ka drejtuar shumë skuadra në futbollin e Kosovës.
Ndryshe skuadrën e Besës në edicionin e fundit e ka drejtuar Miftar Rama.
(V.Z / Epoka e re)