Rregullat që bizneset në Kosovë duhet t’i zbatojnë nga 22 qershori

16 qershor 2020 | 16:25

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19, i cili përbëhet nga 153 faqe dhe pritet të hynë në fuqi nga 22 qershori.

Sipas MSH-së, ky udhëzues do të vazhdoj të plotësohet na bazë të gjendjes epidemiologjike.

Në këtë manual u vendos edhe për rregullat e lokaleve ndaj klientëve gjatë kohës së pandemisë.

Sipas Manualit, numri maksimal i lejuari klientëve është një person në 8 metra katrorë dhe pronarët e lokaleve janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve.

Pronarët e lokaleve janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve. Pronarët e lokaleve janë të detyruar që të zbatojnë masat e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së infeksionit sipas këtij udhëzuesi”, thuhet në këtë manual.

Manualin e plotë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur të martën…