Kina e gatshme t’i mbajë dy garat e Formula 1

16 qershor 2020 | 20:07

Gara e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 ka statusin e një gare të shtyrë nga organizatorët.

Kjo garë duhej të ishte zhvilluar më 19 prill, por gara që zhvillohet në pistën e Shanghait është e para që u shty për shkak të koronavirusit, ndërkohë që Botërori 2020 nuk ka nisur ende (starton më 5 korrik në Austri). Duke parë se Formula 1 ka publikuar kalendarin vetëm të tetë garave të para, Kina synon të organizojë dy gara në pistën e saj. Një ide e vështirë për t’u realizuar për momentin, duke parë se në Pekin kanë plasur sërish raste të reja me Covid-19.

“Propozimi ka ardhur nga vetë organizatorët e botërorit, por nuk ka asgjë konkrete. Ndoshta në vjeshtë diçka pozitive mund të ndodhë”, ka thënë shefi i Departamentit Sportiv në Shanghai, Xu Bin.

Gara e Kinës është e lidhur me garën e Vietnamit në Hanoi, për të cilën nuk ka ende asnjë datë konkrete. Liberty Media mund të konfirmojë të dyja këto pista nëse Formula 1 arrin një marrëveshje ose vetëm pistën e Kinës ku mund të organizojë pas tetorit dy gara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati është infektuar me Covid-19. Kjo…