Barcelona fiton edhe ndaj Leganesit

17 qershor 2020 | 00:17

Barcelona vijon serinë e rezultateve pozitive në La Liga, duke rrëmbyer suksesin e dytë radhazi pas pandemisë. Viktima e radhës së blaugranëve ishte Leganes, një ndeshje të cilën e fituan në shifrat 2-0.

Në “Camp Noun” e boshatisur, talenti Ansu Fati zhbllokoi rezultatin tri minuta nga fundi i pjesës së parë me një gol të bukur. Në pjesën e dytë Barcelona dyfishoi me Griezmann, por arbitri e anuloi për shkak se aksioni kishte filluar në pozicion jashtë loje.

Gjithsesi në minutën e 69-të, Messi e fitoi (shumë e diskutueshme) dhe e ktheu vetë në gol një penallti. Me këtë fitore, Barcelona ruan kryesimin me 64 pikë, 5 pikë më shumë se Reali, që luan të mërkurën ndaj Valencias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas numrit të madh të rasteve pozitive me Covid-19 në…