Fabrika “Myfixmask” brenda 24 orëve prodhon 350 mijë maska

17 qershor 2020 | 15:49

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar fabrikën për prodhimin e maskave “Myfixmask”, në fshatin Bellanicë me pronar Naser Hoxha.

Pronari i “Myfixmask”-it, Naser Hoxha, ka njoftuar kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begajn, me punësimin e punëtorëve, që janë nga Bellanica dhe fshatrat tjera të kësaj komune, që numri i përgjithshëm është rreth 150 punëtorë.

Ai po ashtu e ka njoftuar Begajn për prodhimin e maskave, që brenda 24 orëve kjo fabrikë prodhon 350 mijë maska.

Hoxha ka treguar se maskat prodhohen për tregun vendor dhe atë evropian (Gjermani, Zvicër dhe Francë).

Ai ndër të tjera, ka kërkuar nga Begaj dhe qeveria në qendër mbështetje që t’ua lehtësoi tregun në konkurrencë me prodhimet e jashtme.

Pronari i kësaj fabrike ka thënë se në një të ardhme të afërme do t’i rrisin kapacitete e prodhimit, por edhe të punësimit.

Fabrika “Myfixmask” i ka dhënë komunës një donacion prej 5 000 maskash.

Ndërkaq kryetari Begaj gjatë vizitës në këtë fabrikë ka thënë se “Myfixmask” është një tregues i mirë në zhvillimin ekonomik. “Brenda mundësive ligjore dhe potencialeve tona si komunë do t’u mbështesim, por shfrytëzoj rastin që t’i bëjë thirrje qeverisë qendrore që t’ia kthejë Zonën Ekonomike Malishevës, sepse ajo zonë do të krijonte mundësi të mëdha për investitorë të shumtë nga mërgata jonë që janë të interesuar për investime në vendlindjen e vet”, është shprehur Begaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi nga…