Drejtori i Bujqësisë në Kamenicë viziton fermerët që merren me rritjen e shpezëve dhe prodhimin e perimeve

17 qershor 2020 | 15:56

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vazhdën e saj të vizitave në terren, ka vizituar fermat e fermerëve që merren me rritjen e shpezëve dhe prodhimin e perimeve.

Qëllimi i kësaj vizite tek ferma e shpezëve ishte dhënia e këshillave rreth teknologjisë së mbarështimit tek shpezët me sistem të lirë të mbajtjes.

Ndërsa vizita tek fermeri që prodhon perime është bërë për t’i dhënë këshilla rreth të ushqyerit e perimeve me mikroelemente dhe ujitjes së tyre.

Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, ka thënë se komuna dhe drejtoria të cilën ai udhëheqë do të vazhdojnë vizitat dhe mbështetjet për fermerët e Kamenicës. “Komuna dhe DBPZHR do të vazhdojë t’i vizitojë dhe ndihmojë fermerët gjithmonë, ndihem krenar me punën e palodhshme dhe të pandalshme të fermerëve të komunës sonë”, ka thënë Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar fabrikën…