Florian Dushi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

17 qershor 2020 | 20:45

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë nga keyeministri Avdullah Hoti.

Dushi lajmi për emërimin në pozitën e zëvendësministrit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar kryesinë dhe kryetarin e LDK-së.

Të respektuar miq,

Sot, sërish, për herën e tretë, sipas propozimit të Degës së Dytë dhe përfundimisht aprovimit nga Kryetari dhe Kryesia e LDK-së, jam emëruar Zv.Ministër në Ministrinë e Drejtësisë nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti.

I vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vendin tonë, zotohem publikisht, se do të angazhohem me gjithë qenien time, dijen dhe përvojën, brenda autorizimeve që kemi, që ky sistem, asnjëherë më, të mos prodhojë drejtësi selektive në vendin tonë, por të jetë një sistem vërtetë i drejtë dhe efektiv, i cili qytetarët e vendit tonë i trajton në mënyrë të barabartë, duke mos e veçuar askënd pavarësisht statusit të tij ekonomik, politik apo përgjithësisht, statusit shoqëror dikush mund të ketë.

Ky është synimi ynë, i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Qeverisë që udhëhiqet nga ajo.

Prandaj, unë edhe më tutje mbetem pranë qëndrimit se, NDËRTIMI I SHTETIT TË SË DREJTËS, mbetet KRYESFIDË për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë ata që vendin duan ta shohin të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arieta Mjeku - Azizi Të jesh profesionist i fushës përkatëse…