Kjo është situata me Covid-19 në Malishevë

17 qershor 2020 | 23:07

Komuna e Malishevës, vazhdon të mbetet e qetë në raport me pandeminë e Covisd-19, pasi të gjitha mostrat e analizave në ditët e fundit dhe ditës sotme, kanë rezultuar negativ, përderisa gjendja vazhdon të jetë pa asnjë rast aktiv me COVID-19. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

“Pavarësisht kësaj gjendje të qetë në raport me pandeminë, edhe sonte nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të vazhdojnë të tregojnë kujdes të shtuar dhe t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskave mbrojtëse kur dalin për të kryer punë të ndryshme, të mbajnë distancën e rekomanduar dhe të mbajnë higjienën, duke pastruar duart sa herë që kanë mundësi ta bëjnë këtë”.

“Po ashtu, nënkryetari Berisha, edhe njëherë i ka përkujtuar masat e ditës së sotme, të cilat janë rekomanduar nga shtabi komunal emergjent dhe komiteti për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë, për mbajtjen e detyrueshme të maskave, si dhe i ka përkujtuar qytetarët, se nuk do të mund të kryejnë shërbime në asnjë institucion, nëse nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse. Gjithashtu, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka përkujtuar edhe sektorit privat se janë të detyruar ti zbatojnë masat e rekomanduara, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina i është bashkuar Besa Famgasit në finale të plejofit…