Napoli fiton Kupën e Italisë

17 qershor 2020 | 23:15

Napoli fiton Kupën e Italisë për vitin 2020. Skuadra e Gattusos triumfoi me penallti 4-2 ndaj Juventusit, teksa koha e rregullt do të mbyllej në barazim pa gola.

Ishte një ndeshje shumë e dobët për skuadrën e Sarrit, që nuk rrezikoi thuajse asnjëherë portën e Meret. Në perjashtim të një goditje në hyrje të zonës nga Ronaldo, ekipi torinez ishte shumë përgjumur në aksionet sulmuese.

Në krahun tjetër Napoli ishte më konkret, Insigne goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërkohë që Buffon evitoi një gol të sigurt në një tjetër goditje të tij. Portieri veteran ndali ballë për ballë edhe Demme, duke shpëtuar skuadrën e tij.

Hysaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në fushë vetëm në minutat e fundit nga trajneri Gattuso. Në fundin e kohës shtesë, Buffon shpëtoi në mënyrë të pabesueshme portën e tij të paktën në dy raste pas një goditje të Politanos, duke dërguar ndeshjen në ruletën e penalltive. Dybala dhe Danilo gabuan te Juventusi, ndërkohë që Napoli i shënoi të katërt penalltitë. Ky ishte trofeu i 6-të në historinë e napolitanëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Syla nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor ka folur rreth…