Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet që ishin paraparë për sot
18 qershor 2020
| 09:21
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara për sot.
“Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.
Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë që ky aeroport anuloi fluturimet e planifikuara edhe për datën 16 dhe 17 qershor.
https://www.facebook.com/airportpristina/posts/2659368444352839