Hoti sot pret në takim ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së
18 qershor 2020
| 09:38
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të pret në një takim ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.
Hoti ka shpeshtuar, takimet në prag të nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.
Takimi bën të ditur Zyra e Kryeministrit, do të zhvillohet nga ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Kryeministri ka ftuar sot po ashtu për një takim, kryetarët e partive politike, për të diskutuar, në lidhje me kornizën për dialogun me Serbinë. Asaj nuk i jap përgjigjur pozitivisht, PDK-ja dhe Vetëvendosje.