Angela Martini e kënaqur me librin e vet: Po e vlerësojnë lëxuesit

18 qershor 2020 | 09:57

Modelja shqiptare Angela Martini me anë të një statusi në rrjetet sociale ka treguar se ajo është e lumtur me kritikat pozitive që po merr për librin e saj

Modelja, e cila vitin e kaluar u shndërrua edhe në shkrimtare dhe botoi librin “Love, Hope, Light”, ka shkruar në një status se ajo është tepër e lumtur me librin e saj më të ri dhe kritikën që ia kanë bërë asaj lëxuesit.

“Kritikat që po marrë nga lexuesit e mijë janë tepër prekëse. Ata thonë se ka edhe më shumë gjëra befasuese në libër se nga ato që kanë dëgjuar e lexuar nga intervistat e mija kohëve të fundit dhe ata gjithmonë presin se çfarë do të ndodh kapitull pas kapitulli”, ka shkruar ndër të tjera modelja.

Në këtë status ka postuar edhe modelja tjetër shqiptare në SHBA, Xhesika Berberi që sipas saj “ky është libri më i mirë që ajo ka lexuar ndonjëherë”.

Ajo që vrehet në këtë reklamë që bën Angela Martini është se ajo tregon thithkat e saj derisa pozon para librit të saj i cili përpos anglisht është i botuar edhe shqip. Gazetaexpress

https://www.instagram.com/p/CBjKFRvHA6q/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të pret në…