Ermina Lekaj Prlaskaj rikandidon për zgjedhjet parlamentare në Kroaci

18 qershor 2020 | 10:54

Për herë të parë në historinë e vet, zëri i komunitetit shqiptarë që jeton në Kroaci është përfaqësuar me dinjitet në institucionin më të lartë legjislativ kroat, nga deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj. Ajo tashmë ka shpallur kandidaturën për herë të tretë për ulësen në Parlamentin e Kroacisë, ku qëllimi i saj i vetëm është përfaqësimi, përkushtimi, angazhimi dhe faktorizimi I shqiptarëve në këtë shtet.

Në një intervistë për “Telegrafi”-in, Lekaj Prljaskaj, tregon arsyet se pse për herë të tretë do t’i hyjë garës për deputete në parlamentin kroat.

“Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim vetë. Për ta bërë këtë, duhet të votojmë. Për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta, duhet të themi fjalën tonë. Atëherë, le të flasim të gjithë së bashku, si trup i vetëm, drejt një jete sa më të mirë e dinjitoze për komunitetin tonë”,  tha Lekaj Prljaskaj, duke përmendur se motoja e saj në këtë garë të zgjedhjeve parlamentare të Kroacisë është “ fati ynë varet nga vet ne si komunitet, dhe ne duhet ta marrim fatin në dorën tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly ka njoftuar…