Ministri Likaj takohet me donatorët dhe partnerët zhvillimorë të arsimit

18 qershor 2020 | 15:16

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj është takuar sot me donatorët dhe partnerët zhvillimorë në arsim, me të cilët ka biseduar për gjendjen në arsim dhe përkrahjen e tyre në të gjitha nivelet e arsimit në vend.

Gjatë takimit, Likaj ka theksuar ndihmën që kanë dhënë partnerët në situatën pandemike sa i përket mësimit në distancë, por edhe për orientimin e mbështetjes në përgatitjet për situata të reja të mundshme për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik.

Ai ka thënë se në këtë situatë ka nevojë për edhe për këshilla dhe rekomandime nga partnerët në arsim dhe shprehu gatishmërinë e tij që të koordinojë aktivitetet e përbashkëta të MASH-it dhe partnerëve të arsimit, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatave partnere në arsim, kanë shprehur gatishmërinë që të vazhdojnë ta mbështesin arsimin përmes projekteve që janë duke u realizuar, por edhe për iniciativa të reja rreth menaxhimit të situatës me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk e ka ndërmend të…