I jepet lamtumira e fundit aktivistit të Nismës, Limaj thotë se ishte aktivist i jashtëzakonshëm

18 qershor 2020 | 17:30

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në ceremonisë së varrimit të aktivistit të kësaj partie, Albert Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë tragjikisht.

Limaj ka thënë se Krasniqi ishte aktivist i jashtëzakonshëm i Nismës, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij, raporton “Epoka e re”.

“Shumë e vështirë për të gjithë ne, t’i jepnim sot lamtumirën e fundit Albertit, një djali shembullor, aktivistit tonë të jashtëzakonshëm. Na le shpejt, Albert! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij. Dritë të pastë shpirti, Albert!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kitaristi legjendar i bendit “Led Zeppelin”, Jimmy Page, ka rrëfyer…