56 raste aktive me Covid-19 në Fushë Kosovë

18 qershor 2020 | 20:35

Komuna e Fushë Kosovës deri më tani ka regjistruar 62 raste me Covid-19.

Nga ky numër gjithsejtë tetë persona janë shëruar. Pra, në këtë komunë janë 56 raste aktive.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, raporton klankosova.

“Më shumë raste ka brenda në qytet dhe në fshatin Miradi e Epërme. Rastet janë të izoluara dhe në trajtim në shtëpi. Ato vizitohen nga stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. Gjendja e tyre është stabile dhe nuk ka ndonjë nga ata që e kanë gjendjen apo shfaqin simptoma që ua përkeqësojnë gjendjen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell…