Dua Lipa shpreson të jetë Madonna e këtij brezi

19 qershor 2020 | 10:19

Ajo është një prej këngëtareve më të mira të momentit, me shumë çmime të fituar dhe miliona albume të shitur në të gjithë botën. Por pavarësisht kësaj, Dua Lipa mendon se vitet më të mira i ka përpara.

24-vjeçarja madje zbuloi edhe modelin që dëshiron të ndjekë, “Mbretëreshën” e muzikës pop, Madonna. “Më duket se Madonna e arriti kulmin kur ishte 40 ose 45 vjeç, në atë kohë bëri edhe albumet më të mira të saj, e vazhdon të jetë super”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare në një intervistë. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të arrija suksesin që kam arritur deri tani”.

Në një prononcim të mëparshëm, në muajin prill, Dua pati deklaruar se kishte lënë duhanin dhe kishte hequr dorë nga bulmeti në dietën e saj, për të ruajtur zërin për një kohë sa më të gjatë.

Dua Lipa and St. Vincent perform at THE 61ST ANNUAL GRAMMY AWARDS, broadcast live from the STAPLES Center in Los Angeles, Sunday, Feb. 10 (8:00-11:30 PM, live ET/5:00-8:30 PM, live PT) on the CBS Television Network. Photo: Monty Brinton/CBS ©2019 CBS Broadcasting, Inc. All Rights Reserved

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat kineze kanë bërë publik emrin e pacientit të ri…